Tomas Tuchel: Bayern ka avantazhin e përvojës, por ka gjithmonë zgjidhje

Tomas Tuchel: Bayern ka avantazhin e përvojës, por ka gjithmonë zgjidhje

Trajneri i Paris Saint-Germain, gjermani Tomas Tuchel, ka deklaruar se ekipi i Bayern Munich, ka avantazh ndaj tyre, shkaku i përvojës së tyre, por sipas tij, kjo nuk është një gjë të cilës nuk mund ‘i gjendet zgjidhja.

“Bayern Munich, ka avantazhin e të mësuarit të luajë këto ndeshje të mëdha”, tha fillimisht Tuchel, transmeton Insajderi.

“Ata janë një klub i shkëlqyeshëm. Nuk është një avantazh i vogël, por as nuk është vendimtar. Është një sfidë e madhe të luajmë me Bayern-in, por unë mendoj se ne meritojmë të jemi këtu. Do të jetë shumë e vështirë. Ata gjithashtu kanë cilësi individuale, por gjithmonë ka hapësirë ​​dhe gjithmonë ekzistojnë zgjidhje”, shtoi trajneri i PSG

“Ne duhet të gjejmë një përzierje midis të luajturit lirë, me besim dhe të gjesh mundësi. Finalja nuk është koha për të bërë ndryshime të mëdha, kështu që ne do të përgatitemi ashtu siç kemi bërë kundër Borussia Dortmund-it, Atalanta-s dhe RB Leipzig”, përfundoi Tuchel./Insajderi.com.