Tomë Gashi tregon pse e shqelmoi lypësin në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Tomë Gashi tregon pse e shqelmoi lypësin në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Tomë Gashi, nuk i ka rënë pishman pse e shqelmoi lypësin në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë duke ia përplasur paratë që kishte mbledhur.

Në një postim në rrjetin social Facebook, avokati Gashi, ka thënë se e ka kryer punën e inspecionit.

“Tu e kry punën e inspekcionit mas dy vjet britmash te çmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne PRISHTINË !Keta kan shefa me MERCEDESA dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne TIRANË!”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Gashi në një video shihet teksa e shqelmon lypësin në Sheshin “Nënë Tereza”, duke ia përplasur paratë e mbledhura. /Insajderi.com