Tomë Gashi: U vërtetua që dokumentet janë origjinale të Speciales – ai që ia solli OVL-së tregoi aftësi

Pas publikimit të djeshëm nga OVL e UÇK-së të dokumenteve që pretendohet të jenë të Gjykatës, sot hetues nga Specialja kanë ardhur tek zyrat e OVL-së dhe kanë qëndruar për gati tri orë me udhëheqësit e kësaj organizate. Ata kanë kërkuar t’i marrin dokumentet. Nga OVL ua kanë dhënë.

Tomë Gashi: U vërtetua që dokumentet janë origjinale të Speciales – ai që ia solli OVL-së tregoi aftësi

Avokati, Tomë Gashi, ka deklaruar se kushdo që po i sjellë dosjet nga Gjykata Speciale tek zyrat e Organizatë së Veteranëve të Luftës po tregon aftësi dhe po e zgjedh me qëllim OVL-në, sepse e di peshën dhe qëndrimin e këtij institucioni, njofton Insajderi.

“Është aftësi e atyre që kanë depërtuar në Gjykatë dhe i kanë marrë këto dosje dhe i kanë sjellë në OVL”, ka pohuar Gashi para gazetarëve, derisa qëndronte në zyrat e OVL-së, pasi zyrtarë të Speciales kanë ardhur për të marrë dosjen e publikuara dje.

Dosjet dhe dokumentet Gashi ka thënë se është vërtetuar se janë materiale të Speciales, prandaj ato u janë kthyer hetuesve nga Haga.

“Këto dokumente nuk i ka prodhuar askush, por është vërtetuar se kemi të bëjmë me dokumente origjinale të Gjykatës Speciale që hetuesit i kanë marrë”.

Ndërsa kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka pohuar se nga Gjykata Speciale e kanë pranuar se këto dokumente u takojnë atyre.

Kurse Gashi ka kërkuar nga gazetarët që këto dokumente t’i publikojnë, vetëm se të mos publikojnë emra.

Në anën tjetër Gucati ka pohuar se ata kanë pyetur hetuesit e Speciales se nga po dalin këto dokumente, por ata nuk kanë pasur përgjigje.

Pas publikimit të djeshëm nga OVL e UÇK-së të dokumenteve që pretendohet të jenë të Gjykatës, sot hetues nga Specialja kanë ardhur tek zyrat e OVL-së dhe kanë qëndruar për gati tri orë me udhëheqësit e kësaj organizate.

Ndërsa dje gjatë ditës nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka postuar në Facebook një video që tregon një person duke sjellur dosjen përplot dokumente tek zyrat e organizatës.