Tony Ferguson “kërcënon” Khabibin para duelit të shumëpritur

Tony Ferguson “kërcënon” Khabibin para duelit të shumëpritur

Më 18 prill, në Nju Jork do të zhvillohet eventi UFC-249 në artet marciale mikes, ku sfida kryesore është ajo mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov.

Ky i fundit do të mbrojë titullin kampoion bote në peshën e lehtë, në një duel “të mallkuar”. 4 herë është planifikuar kjo sfidë dhe po kaq herë ka dështuar, për shkak të problemeve që kanë patur sportistët, por këtë herë duket se nuk do të ketë të tilla problem.

“Unë jam gati, këtë herë nuk mund të dështoj për të shkuar te kjo sfidë e madhe. Jo vetëm kaq, por do të jem makthi i Khabib, pasi do ta mund në kafaz”, tha Ferguson.

Më tej, amerikani shtoi: “UFC është e shqetësuar, pasi kanë frikë se këtë që thashë do ta bëj realitet. Ata duan që Khabib të fitojë dhe më pas të organizojnë një duel me McGregor dhe kanë frikë se u prish planet dhe u ikin milionat. Më vjen keq, por këtë duel do ta fitojë unë”, tha Ferguson.