Tootenham i thotë “JO” PSG-se për Alli

Tootenham i thotë “JO” PSG-se për Alli

Ekipi nga Premier Liga, Tottenham Hotspur, ka refuzuar një ofertë huazimi nga Paris Saint Germaini për mesfushorin anglez, Dele Alli.

Mediat në Francë, raportojnë se Parisienët e kanë dërguar një ofertë prej 1.5 milionë funtesh për huazimin e mesfushorit anglez, por që është refuzuar nga Tottenhami, transmeton Insajderi.

Alli së fundi ka pasur probleme me trajnerin Jose Mourinho. Mesfushori është përfolur se mund të largohet nga londinezët gjatë këtij afati kalimtar, madje ai është përmendur si opsione për një kalim te Manchester United, në një marrëveshje shkëmbimi me Jesse Lingard, por shuma që Tottenham e kërkon për të, është shumë e lartë.

Alli ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024./Insajderi.com.