Cristiano Ronaldo dhe Fernando Torres shkëmbyen ofendime me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Torres e ofendon rënd Ronaldon [Video]

Sherri ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas golit të Iscos. Cristiano kishte festuar golin e Realit duke u bërë me shenjë tifozëve kundërshtarë që të mbyllnin gojën. Ky gjest nuk i pëlqeu sulmuesit të Atleticos, i cili përfitoi nga një ndalesë e lojës për t’ia vënë në dukje portugezit.

“Palaço” dhe “bir k…” ishin fjalët që Torres ia përsëriti disa herë Cristianos, ndërkohë që e shtynte me trup dhe madje e pengoi. Ndërkohë, Cristiano vetëm qeshte dhe iu përgjigj duke i thënë “ik në shtëpi, budalla”.

Ishte arbitri Çakir ai që i ndau dhe nuk lejoi që situata të dilte jashtë kontrollit.

https://www.youtube.com/watch?v=Lk36hZdNPwk