Totaj deputeti të VV-së: Kur shkon me fjet natën mendjen e ke te PDK-ja

Totaj deputeti të VV-së: Kur shkon me fjet natën mendjen e ke te PDK-ja

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, gjatë debatit në Pressing të televizionit T7, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje në komunën e Prizrenit.

Madje ai i tha përfaqësuesit të VV’së, se edhe “Kur shkon me fjet natën mendjen e ke te PDK’ja”.

Totaj shtoi se qeverisja e Haskukës nuk është në gjendje të mirë për këto dy vjet sa është në pushtet në Komunën e Prizrenit.

“Po harron që në këtë mandate dy vjeçar nuk jeni askund” tha Totaj.

Ndërsa sa i përket politizimit të Universitetit të Prizrenit, kandidati i PDK’së tha se duhet të luftohet mentaliteti i ndërhyrjes në edukim.

“Universiteti është institucion edukativo-arsimor dhe i tillë duhet të mbetet … Mund të ketë afërsi mes njerëzve por institucionalisht asnjë parti nuk duhet të ketë qasje” tha Totaj duke shtuar se “Mos të prodhojmë njerëz me diploma e pa dije, pa dashur ta ofendoj askënd”.

Sonte në Pressing flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berisha i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes.