Tottenham i fort për City-n

Tottenham i fort për City-n

Tottenham Hotspur ka mposhtur Manchester City-n në kuadër të javës së nëntë në Premier League, njofton Insajderi.

Edhe pse ndeshjen e kontrolloi skuadra e Pep Guardiolës, mirëpo në fund pikët i arkëtoi skuadra e Jose Mourinho-s. Edhe një herë, portugezi u tregua me i suksesshëm se spanjolli në ndeshjet e ndërsjella në Premier League.

Pas vetëm pesë minutash lojë, londinezët kaluan në epërsi me golin e Son. Në minutën 27’ të ndeshjes, City barazoi rezultatin, mirëpo pas video asistimit nga VAR, goli i Laporte-s u anulua sepse më parë kishte ndalur topin me dorë sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus. Me rezultat 1:0 për nikoqirët u mbyll pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë i njëjti skenar, City që dominonte lojën, por golat i shënonte ‘Spurs.

Pas vetëm 35” sekondave pas inkuadrimit në lojë, shënoi mesfushori argjentinas, Giovani Lo Celso kur po zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes.

Rezultati përfundimtar i takimit, Tottenham 2:0 Man. City.

Pas kësaj fitore, londinezët prijnë në Premier League me 20 pikë, ndërsa City ka 12 pikë dhe ndodhet në vendin e 10 në tabelë. /Insajderi.com