Tottenham mposht West Brom-in, sulmuesit mysafir i anulohen dy gola

Tottenham mposht West Brom-in, sulmuesit mysafir i anulohen dy gola

Tottenham Hotspur i drejtuar nga Jose Mourinho është kthyer te fitorja pas tre humbjesh në Angli, në përballjet kundër Chelseat, Brighton dhe Liverpool, njofton Insajderi.

Këtë herë ‘Spurs ka arritur fitore duke fituar me shifrat 2-0 kundër West Bromwich Albion. Golat janë realizuar nga ana e Kane dhe Heung-Min Son, përkatësisht në minutat 54-të dhe 58-të.

Megjithatë kjo përballje nuk ishte edhe kaq e thjeshtë për vendasit. “Mallkimi” i Moratës për golat e anuluara në Itali duket se ka kaluar te Diagne.

Sulmuesi i West Brom ka realizuar me kokë në minutën e 60-të dhe në 82-të, por asnjëra prej tyre nuk është quajtur e rregullt pasi kanë rezultuar si pozicion jashtë loje.

Po i njëjti futbollist ka qenë shumë afër golit në fundin e pjesës së parë, duke kërkuar orën teknologjike teksa Hugo Lloris e ka pritur topin në vijën fatale. /Insajderi.com