Totti: Këto dy gjëra do t’i zhdukja nga karriera ime

Totti: Këto dy gjëra do t’i zhdukja nga karriera ime

Pas tërheqjes së tij si lojtar nga karriera 25 vjeçare me skuadrën e Romës, Francesco Totti në një intervistë për revistën “Sette” foli për jetën e tij, tërheqjen nga futbolli dhe pengjet si futbollist duke prekur dy episode shumë interesante të karrierës së tij, njofton Insajderi.

Kapiteni legjendar tani në moshën 45 vjeçare punon si zbulues talentesh foli se sa e vështirë është për të, të mos jetë në fushën e lojës dhe se si ju imponua të tërhiqej.

Tërheqja – “E di që herët a vonë do më duhej ta lija futbollin. Duhet të jemi realistë. Në moshën 40 vjeç është e vështirë të mbërrish dhe të luash në nivelin e duhur. Por në rastin tim e detyrova të tërhiqesha.  Mund të gjendej një zgjidhje. Do të doja ta merrja vet këtë vendim, jo të më imponohej”.

Beteja me Covid-19 – “Unë kisha pneumoni bilaterale, temperaturë deri në 40 gradë, kollë të vazhdueshme. Isha shumë i lodhur nuk kisha thuajse fare oreks. Ishte shumë e vështirë për 24 ditë. Djemtë u trembën, të gjithë ishim pozitivë në familje, por të tjerët fatmirësisht asimptomatik”.

Pengjet – “Ndërhyrjen e dhunshme ndaj Balotelit dhe pështyrjen ndaj Polsenit do t’i zhdukja nga karriera ime. Ato ishin gjërat më të këqija që mund të kisha bërë, gjëra që nuk kanë lidhje fare me mua. Ende nuk mund ta kuptoj se si munda ti bëj ato veprime”, u shpreh legjenda ‘verdhekuqe’. /Insajderi.com