Toyota mbetet shitësja më e madhe e veturave në botë

Toyota mbetet shitësja më e madhe e veturave në botë

Toyota ka arritur të mbetet kompania më e madhe shitëse e veturave në botë për të katërtën herë me radhë.

Kompania ka arritur të shesë 10.15 milionë vetura në vitin 2015, duke e arritur kështu pritshmërinë e ekspertëve, shkruan Businessinsider, raporton Insajderi

Kompania gjermane Volkswagen radhitet në vendin e dytë me 9.93 milionë vetura të shitura, e cila ndiqet pastaj nga General Motors të SHBA-ve, me 9.8 milionë vetura të shitura.

Në pjesën e parë të vitit 2015, Volkswageni ka qenë në vendin e parë, para skandalit me emetim, i cili shënoi ulje të shitjeve të veturave të tyre, raporton Insajderi

Ndërkaq, përveç tjerash raportohet edhe për ulje të shitjeve, për shkak të ngecjes ekonomike që po mbizotëron në botë kohëve të fundit.

Në vitin 2014, Toyota kishte deklaruar se kishte shitur rreth 10.23 milionë vetura. /Insajderi