fbpx

Toyota po punon në dy opsione të reja, për të rritur sigurinë në makina

Toyota po punon në dy opsione të reja, për të rritur sigurinë në makina

Në mënyrë që të minimizojë aksidentet, Toyota po punon në dy opsione shumë rëndësishme

Inxhinierët e angazhuar në automobilizëm, kanë përgjegjësi të mëdha dhe duhet të punojnë me shumë kujdes, sepse puna e tyre vihet në funksion nga të tjerët.

Sikur gjithçka të mos jetë kryer në rregull, mund të rezultojë në rrezikim jete, dëme të konsiderueshme ose kthim prapa të makinës te prodhuesi, për arsye të ndryshme. Për të parandaluar të gjitha këto, Toyota po punon në dy opsione, që ua rritë sigurinë makinave në të ardhmen.

Opsioni parë ka të bëjë me motorin, që ndalet në mënyrë automatike, pasi të ketë punuar për një kohë të gjatë. Deri më tani, Toyota e ka të integruar sistemin që e njofton shoferin dy herë, se e ka lënë motorin e ndezur dhe duhet ta ndalojë.

Me përditësimin e ri, do ta ndalojë motorin kur të jetë lodhur së punuari, apo nëse është lënë ndezur ndërsa nuk është askush në veturë.

Në mënyrë që vetura të mos lëvizë vet, sapo shoferi të del përjashta, aktivizohet frenimi i parkingut, që të shmanget çdo mundësi e rrëshqitjes prapa.

Shtimi i këtyre opsioneve nga Toyota, po konsiderohet si hap i rëndësishëm, që mund të përdoret edhe nga prodhues tjerë.