Tradita antike indiane e vajosjes së flokëve është forma e përsosur e të kujdesurit për veten

Tradita antike indiane e vajosjes së flokëve është forma e përsosur e të kujdesurit për veten

Në gjuhën sanskrite indiane, fjala “Sneha” që do të thotë “të vajosësh” mund të përdoret edhe për “të dashur” dhe kjo gjë nuk është rastësi.

Shkenca 5000 vjeçare indiane e Ayurveda’s kohët e fundit është duke u bërë një prej trendeve të preferuara të botës së përëndimit.

Pas jogës dhe meditimit, vajosja e flokëve është një tjetër ritual indian që praktikohet para dushit ose para se të flejmë. Përmes kombinimit të disa vajrave natyral dhe masazhimit të skalpit, ky ritual jo vetëm që redukton thatësinë e flokëve dhe lëkurës dhe ju jep shkëlqim dhe forcë flokëve, ka efekt qetësues edhe për mendjen.

Në tekstet tradicionale të Ayurveda’ve, ky lloj masazhi preferohet të bëhet me vaj susami gjatë stinëve të ftohta dhe me vaj kokosi gjatë periudhave të ngrohta. Erëza si menta dhe hibiskusi i tharë mund të ju shtohen këtyre vajrave për masazh për efekt më të madh.

Përpos skalpit ky masazh duhet të përfshijë edhe pjesën e qafës dhe veshët.

Vajosja ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në kokë, e përpos kësaj pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe hidraton në thellësi lëkurën dhe skalpin e flokëve.

Sipas Ayurvedave, ky lloj rituali besohet të aktivizojë të ashtuquajturën ‘cakra e kurorës’ e cila është e lidhur me gjëndrat pineale dhe ka si funksion qetësimin e mendjes./Insajderi.com