Trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapet me 270 kg drogë në banesë

Trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kapet me 270 kg drogë në banesë

Një tregtar droge shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

32-vjeçari u arrestua në zonën e Grevena pasi iu gjetën në banesën 270 kg drogë.

Mediat greke raportojnë se i riu ishte pjesë e një rrjeti droge që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Policia greke prej disa kohësh mbante nën vëzhgim 32-vjeçarin. Dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 256 pako me kanabis me peshë totale prej 271 kg.

Në banesën e të riut u gjet një thikë me gjatësi 20 centimetra, tre telefona celularë, si edhe 8 thasë.