Tragjike: Aksident me paragllajdë në Prizren, një i vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Prizren.

Tragjike: Aksident me paragllajdë në Prizren, një i vdekur

Të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve të cilat janë përplasur gjatë kohës sapo ateronin.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes në QKUK, ndërsa personi tjetër i lënduar nga ky aksident.

“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të përdy përfshirë dy persona, njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G ( i cili pas aksidentit ka ndërruar jetë në QKUK) dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se ekipet kujdestare kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për këtë aksident do të ketë hetim.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KHAIA. /Insajderi.com/