Tragjike: Dy pjestarë të një familje humbin jetën duke u kthyer në Zvicër nga Kosova

Tragjike: Dy pjestarë të një familje humbin jetën duke u kthyer në Zvicër nga Kosova

Një rast tragjik ka ndodhur në orët e vona të ditës së premte, kur një familje nga Kosova, duke u kthyer nga pushimet për në Zvicër, ka bërë një aksident trafiku, ku dy nga anëtarët e familjes kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe të tjerë të lënduar rëndë.

Burimet e Insajderit, kanë treguar se familja është nga fshati Rahovicë, komuna e Ferizajt dhe kanë mbiemrin Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Gjermanisë, disa qindra kilometra para se ata të mbërrinin në shtetin ku jetonin.

Mediat në Gjermani, kanë raportuar për këtë aksident të rëndë dhe kanë treguar se familja e aksidentuar ka mbetur e ngujuar për një kohë në makinë, ndërsa për transportimin tyre në spital, janë përdorur edhe helikopter.

Ajo çfarë dihet deri më tani është se vozitësi 35 vjeçar dhe djali i tij 12 vjeçar, kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa është konfirmuar lëndimi i rëndë i një 18 vjeçari, por nuk dihet nëse kishte persona të tjerë në veturën e aksidentuar./Insajderi.com.