Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se sfida ndaj Kosovës do të jetë " />

Trajneri i Anglisë me fjalë të mëdha për Kosovën pas shortit

Trajneri i Anglisë me fjalë të mëdha për Kosovën pas shortit

Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se sfida ndaj Kosovës do të jetë shumë e mirë për “Tre Luanët”, pas hedhjes së shortit për kualifikime në Kampionatin Evropian, EURO 2020, të dielën në Dublin.

Southgate e ka quajtur histori mahnitëse rrugëtimin e Kosovës në dy vitet e fundit, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016, duke thënë se verdhekaltërve do t’iu pëlqejnë përvoja në një kampanjë si kjo.

I pyetur nëse Kosova është kundërshtare e vështirë, Southgate tha: “Po, në radhë të parë historia e saj është e mahnitshme dhe atyre do t’iu pëlqejë të përfshihen në një garë si kjo për herë të parë dhe siç thashë ngazëllimi që të sjellin ndeshjet si këto në udhëtim të bëjnë të përballesh me atmosferë intensive dhe kundërshtarë të vështirë. Mendoj se ata janë sfidë e mirë për ne”.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian EUROA 2020 me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

“Dardanët” kanë shkëlqyer gjatë këtij viti pasi nuk dinë për humbje që nga nëntori i vitit 2017, dhe kanë përfunduar në vendin e parë në Grupin 3 në Ligën e Kombeve duke mos pësuar asnjë humbje.