Trajneri i Bayern flet pas fitores ndaj Lyon

Trajneri i Bayern flet pas fitores ndaj Lyon

Trajneri i Bayern Munich, gjermani Hansi Flick, ka folur pas ndeshjes ndaj Lyon, që skuadra e tij e fitoi me rezultat 3 me 0.

“Ne e dinim se ekipi i Lyon, është një ekip i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm, pasi ata po vinin nga dy fitore të mëdha ndaj ekipeve si Juventus e Manchester City dhe ata na shkaktuan shumë probleme, sidomos në fillim të ndeshjes”, tha Flick, transmeton Insajderi.

“Ne e dinim që ata janë shumë të fort teknikisht dhe kanë lojtarë shumë të shpejtë, prandaj unë kisha kërkuar nga ekipi im që mos të humbnin topin shpesh, por ne e humbëm atë më shpesh se sa kam kërkuar. Ne duhet ta shikojmë edhe njëherë mbrojtjen tonë.”, përfundoi trajneri i Bayern Munich./Insajderi.com.

Bayern Munich, do të ndeshet me ekipin e Paris Saint-Germain, në finale të Ligës së Kampionëve./Insajderi.com.