Trajneri i Bullgarisë: Kjo është arsyeja pse nuk stërvitemi në “Fadil Vokrri”

Trajneri i Bullgarisë: Kjo është arsyeja pse nuk stërvitemi në “Fadil Vokrri”

Trajneri i Kombëtares së Bullgarisë, Petar Hubchev ka treguar arsyen pse skuadra e tij refuzoi të stërvitet në “Fadil Vokrri”.

Kosova e pret në shtëpi Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”, të hënën mbrëma, me fillim nga ora 20:45, shkruan Insporti.

Mirëpo, para ndeshjes, kjo Kombëtare refuzoi të stërvitet në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke mos e bërë të ditur arsyen.

Për këtë është pyetur përzgjedhësi, Hubchev i cili është përgjigjur duke thënë:

“Kemi pasur fluturim të lodhshëm dhe stadiumin ku stërvitemi e kemi shumë të mirë, kjo është arsyeja,” është shprehur Hubchev.