Trajneri i Kombëtares dënohet nga gjykata

Trajneri i Kombëtares dënohet nga gjykata

 

Probleme për trajnerin e Kombëtares.Si të mos mjaftojë momenti negativ që po kalon me Kombëtaren shqiptare, Christian Panucci ka punë edhe ne gjykatat në Itali. Bëhet fjalë për një gjyq në lidhje me disa foto të bashkëshortes së Francesko Tottit, Ilary Blasi të cilat janë publikuar në revistën “Oggi”, kur ajo ishte në Maldive në vitin 2011.

Alesio Cicero është personi i akuzuar se i ka bërë dhe i ka shitur ato foto. Ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore, ku ditën e djeshme duhet të dëshmonte edhe trajneri kuqezi Panucci.Edhe ai ka qenë me pushime gjatë atyre ditëve në Maldive dhe është thirrur nga gjykata e Trapanit si dëshmitar.Mirëpo, Panucci nuk është paraqitur në gjyq dhe është gjobitur me 250 euro, shkruan Panorama.Gjykatësi ka vënë një tjetër datë (21 nëntor) për trajnerin e Kombëtares që të shkojë dhe të dëshmojë.