Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij jashtë fushës së futbollit. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi edhe se kur e ka njohur gruan e tij.
Trajneri shpjegoi se puthjen e parë e kanë shkëmbyer kur ka qenë 17 vjeç dhe se ka pritur 5-6 muaj që kjo gjë të ndodhë.
Sipas Rejas ajo ka qenë dashuri me shikim të parë pasi gruaj e tij ka qenë shumë e bukur.
“Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç”, ka thënë Reja.
Kurse sa i përket puthjes së parë ai ka treguar se ka qenë e vështirë, pasi iu është dashur ta pres rreth 6 muaj.
“Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha”, ka shtuar Reja.