Trajneri i Kosovës: Ky politikan është i vetmi që gjithmonë na ka qëndruar pranë, ja premtimi i tij i madh

Trajneri i Kosovës: Ky politikan është i vetmi që gjithmonë na ka qëndruar pranë, ja premtimi i tij i madh

Muharrem Sahiti, ndihmës-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka thënë se të gjithë futbollistët nga Kosova që kanë mëdyshje për ta zgjedhur apo jo Kosovës, duhen ta marrin shembull Valon Berishën, raporton Insporti.com.

Sahiti ka thënë se futbollisti i Lazios nuk kishte asnjë dyshim sa i përket zgjedhjes së Kosovës.

Berisha sipas Sahiti, e ka lënë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës.

“Valon Berisha e ka lënë Norvegjinë dhe së bashku me familjen e tij, që nga fillimi ka thënë se do të paraqitet vetëm për Kosovën”, ka thënë Muharrem Sahiti për Radio Prishtina, përcjell Insporti.com.

“Me lojtarë të tillë mund të shkojmë edhe në luftë. Ai duhet të merret si shembull”, shtoi Sahiti.

Ndryshe, mesfushori Berisha është lojtari i parë që  ka shënuar gol për Kosovën në ndeshjen e parë zyrtare për pikë ndaj Finlandës në barazimin 1:1, ndeshje që i ka takuar kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018./Insporti.com/