Trajneri i Maqedonisë: Duam kualifikimin që po e presim që 30 vite

Trajneri i Maqedonisë: Duam kualifikimin që po e presim që 30 vite

Trajneri i Kombëtares së Maqedonisë, Goran Angelovski, ka folur para ndeshjes historike ndaj Kosovës, duke thënë se kjo ndeshje është më e rëndësishmja në historinë e shtetit të Maqedonisë, duke e lidhur këtë edhe me ardhjen e Goran Pandev, i cili ishte i izoluar pasi i gjithë ekipi i Genoa ishte i infektuar.

“Ardhja e Pandevit në këto rrethana tregon se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për të. Ardhja e tij në Shkup tregon se asgjë nuk mund ta ndalë atë për të ardhur për këtë ndeshje. I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ardhjen e tij”, tha Angelovski, për ekipa.mk, transmeton Insajderi.

“Shteti ynë po e pret këtë mundësi për kualifikim që 30 vite”, shtoi ai.

Mungesë e madhe për ekipin nga Maqedonia, do të jetë lojtari I Napolit, Elif Elmas, I cili ditë më parë është konfirmuar si i infektuar me Covid 19 dhe ai nuk ka mundur të kalonte këtë sfidë për të qenë I gatshëm të ndihmojë ekipin e tij./Insajderi.com.