Trajneri i Sevillës: Manchester United është klubi më i madh në botë

Trajneri i Sevillës: Manchester United është klubi më i madh në botë

Trajneri i ekipit spanjoll, Sevilla, ka folur menjëherë pas ndeshjes ndaj Wolves për kundërshtarin e ardhshëm, Manchester United-in.

“Ne do të luajmë kundër Manchester United në ndeshjen e radhës – ata janë ekipi më i madh në botë, por ne do të jemi të përgatitur për atë ndeshje”, deklaroi trajneri i Sevilla-s, Julen Lopetegui për Goal, transmeton Insajderi.

Manchester United e ka mposhtur ekipin e FC Copenhagen dhe ka kaluar në gjysmëfinale, ndërsa, Sevilla, ka mposhtur ekipin e Wolves.

Të dy ekipet, janë duke kaluar nëpër një formë të lartë, pasi Sevilla nuk njeh humbje në 17 ndeshjet e fundit, ndërsa Manchester United, ka vetëm një humbje në 24 ndeshjet e fundit./Insajderi.com.