Trajneri kosovar e incizon një veturë duke u djegur, kërkon ndihmë

Trajneri kosovar e incizon një veturë duke u djegur, kërkon ndihmë

Trajneri i mirënjohur kosovar i boksit, Besim Brahimi, e ka filmuar një veturë duke u djegur në fshatin Stallovë.

Brahimi me këtë rast ka kërkuar ndihmë për një qytetar të cilit po i digjej makina përmes një video direkte në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Brahimi është trajner i boksieries Donjeta Sadiku e cila në vitin 2016 është shpallur kampione e Evropës për juniore.

Besim Brahimi konsiderohet një ndër trajnerët më të suksesshëm të boksit kosovar.