Trajneri i Letonisë përgëzon Kosovën për fitoren: Luajtën mirë dhe fortë në sulm

Trajneri i Letonisë përgëzon Kosovën për fitoren: Luajtën mirë dhe fortë në sulm

Trajneri i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, ka folur pas humbjes nga Kosova në miqësoren ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.

Pas ndeshjen ka folur edhe trajneri i mysafirëve, i cili e përgëzoi Kosovën për ndeshjen e bërë.

Starkovs lavdëroi edhe dy lojtarët e Kosovës, Valon Berisha dhe Besar Halimi.

“Luajtëm mirë ashtu si edhe Kosova, në fund triumfuan ata dhe besoj që ndikoi tereni i tyre vendas”, ka thënë fillimisht Starkovs pas ndeshjes.
“Nuk jam i kënaqur me punën që bëmë në mbrojtje, ndërsa sulmi mendoi se funksionoi më mirë”.

“Ata luajtën mirë dhe fortë në sulm. Lojtarët e Kosovës me numër 14 dhe numri 8 më kanë pëlqyer më të vërtetë shumë”, përfundoi trajneri i Letonisë.