Transformimet që mbajtën “në ajër” Aurela Gaçen

Transformimet që mbajtën “në ajër” Aurela Gaçen

Përpos zërit të saj të fortë, Aurela Gace njihet për një stil tejet të vecantë dhe të guximshëm.

I shkojnë pothuajse të gjitha stilet e veshjeve, pasi që vet këngëtarja eksperimenton shumë, duke sjellë luk të ri çdo herë.

Në vitin 2010, këngëtarja kishte realizuar këngën “Origjinale” në bashkëpunim me Dr Flori dhe Marsel.

Që atëherë këngëtarja ka pasur shije të vecantë për paraqitjen e saj

Veshja dhe stili i flokëve në këtë spot është pëlqyer shumë nga këngëtarja dhe dukje e saj është konsideruar “underground”, edhe pse ishte shtatë vite më parë.

Pak më vonë, në vitin 2013 këngëtarja nuk kishte dalë shumë jashtë stilit të saj, pavarësisht asaj se moda po ndërron çdo ditë.

Tek kënga e titulluar “shpirti i shpirtit tim”, përpos skenave bardh e zi të spotit, këngëtarja ka të veshur një fustan të kuq dhe pjesa e larte e fustanit ka pupla.

Këtë vit këngëtarja nga Shqipëria kishte arritur të realizojë mjaft këngë.

Në muajin maj të këtij viti u publikua kënga “Fustani” nga Aurela. Paraqitja në këtë video spot është i thjeshtë mirëpo prapë në stilin jo të rëndomtë të këngëtares.

E kënga më e re e këngëtares e titulluar “s’nuk” në bashkëpunim me Fifin, Aurela shokon me dukje të re.  Një transformim tejet i madh nga këngëtarja.

Stili i flokëve duket se e ka kopjuar nga këngëtari kanadez Justin Bieber. Flokë shumë të bardhë, pothuajse të hirtë dhe frizura si stil i lagët i flokëve.

Në fillim të këtij video spoti Gaçe  ka të veshura një palë rroba palestre, mirëpo këto të llojit të modernizuar me gurë të vizëllueshëm shumë.

Pastaj në dukjen e rradhës në spot ka të veshur një teshë të madhe e cila vetvetiu rri e fryrë./Insajderi.com