Trazirat racore: Biden thotë se policia duhet të akuzohet për të shtënat mbi Taylor dhe Blake

Trazirat racore: Biden thotë se policia duhet të akuzohet për të shtënat mbi Taylor dhe Blake

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka hedhur akuza kundër policisë që gjuajti me armë dy amerikanë me ngjyrë, Jacob Blake dhe Breonna Taylor.

Duke folur në Delaware, kandidati për president, nuk specifikoi se cilat akuza duhen ngritur në rastet, të cilat kanë nxitur protestat racore për drejtësi në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka një epërsi ndaj presidentit, Donald Trump, në sondazhet e opinioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Gjatë një konference shtypi në qytetin e tij të Wilmington të mërkurën, Biden u pyet nëse ai ishte dakord me kandidaten për zv-presidente, Kamala Harris, që oficerët në çështjet Blake dhe Taylor të akuzoheshin.

“Unë mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të funksionojë në mënyrën e vet,” tha ai. “Unë mendoj se në minimum, ata duhet të akuzohen, oficerët.”, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Blake, 29 vjeç, u qëllua shtatë herë në shpinë dhe u paralizua gjatë një arrestimi në Kenosha, Wisconsin, më 23 gusht.

Asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më tani kundër oficerit të përfshirë, në pritje të hetimeve nga Wisconsin dhe departamentet e drejtësisë të SHBA.

Ndërsa, Breonna Taylor 26 vjeçare, u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj gjatë një kontrolli droge në Louisville, Kentucky, më 13 Mars. /Insajderi.com