Tre fëmijë kosovarë arrijnë për shërim në Izrael

Tre fëmijë kosovarë arrijnë për shërim në Izrael

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur tre fëmijë kosovarë të cilët do të marrin trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, Demiri ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” e cila ka mundësuar dërgimin e këtyre fëmijëve në Izrael.

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese”.

“Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar ajo.

Dërgimi në Izrael i tre fëmijëve nga Kosova të cilët kanë probleme shëndetësore është mundësuar si rezultat i bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe Qeverisë izraelite./Insajderi.com