Tre fëmijë lëndohen në një shkollë në Suharekë

Tre fëmijë lëndohen në një shkollë në Suharekë

Tre fëmijë janë lënduar dje në një shkollë të Suharekës, njofton Insajderi.

Nga pakujdesia i dyshuari ka goditur fëmijët me traktor ndërsa, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, të cilët tutje thonë se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

“Fsh. Semetisht, Suharekë 19.09.2020 – 18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Insajderi.com