Tre motra rrezikojnë deri në 15 vjet burg pasi akuzohen për vrasjen e babai të tyre abuziv. Adoleshentet Kristina 19-vjeç, Angelina 18 vjeç dhe Maria 17 vjeç, akuzohen për vrasjen me thikë të babait të tyre Mikhail Khachaturyan.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ai u gjet me dhjetëra plagë pranë një ashensori brenda bllokut të apartamenteve të familjes në Moskë të Rusisë.
Të tre motrat e kanë pranuar krimin. Ato kanë rrëfyer se e kanë vrarë të treja sëbashku babain e tyre 57-vjeçar, pas vitesh abuzime seksuale, fizike dhe emocionale prej tij.
“Donim vetëm që të largohej e të mos kthehej më kurrë prapa”, mësohet të jenë shprehur ato.
Motrat i thanë hetuesve se ditën e ngjarjes i ati i kishte kërcënuar me thikë. Njëra prej tyre ia kishte kapur thikën nga dora dhe e kishte goditur. Në këtë pikë motrat e tjera kishin nisur gjithashtu ta godisnin.