Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Aksidenti me lëndime trupore raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:00.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku përpos dëmeve material kanë mbetur të lënduar edhe tre persona, dy burra dhe një grua.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.