Tre raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se pas testimit të 138 mostrave të marra në Klinikën Infektive, tre raste kanë dalur pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit, rastat pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, prej të cilëve tre janë nga Mitrovica Veriore, shkruan Gazeta Online Insajderi.

“Nga data 08.02.2020 deri më 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.743 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 135 raste”, thuhet tutje në këtë njoftim.