Tre të infektuarit me koronavirus nga Fushë Kosova janë nga ky fshat

Tre të infektuarit me koronavirus nga Fushë Kosova janë nga ky fshat

Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me koronavirus.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengusur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e duhura ndaj këtij virusi./Insajderi.com