Tre të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, njofton Insajderi.

Në këtë aksident, të përfshira ishin dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rastin e ka bërë të ditur për Insajderi-n, togeri i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Rreth orës 18:12 min, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur Hetuesit rajonal të Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com