Tre të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Podujevë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Lupç të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com