Tre të lënduar në një rrahje në Mitrovicë, dërgohet në QKUK njëri nga ta që u sulmua me thikë

Tre të lënduar në një rrahje në Mitrovicë, dërgohet në QKUK njëri nga ta që u sulmua me thikë

Një person është arrestuar gjatë pasdites të së mërkurës në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrahje nga e cila mbetën të lënduar tre persona, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia në njoftimin e saj 24-orësh, njëri nga të lënduarit për shkak të plagëve të marra nga thika, është dërguar për t’u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Ndërsa dy të lënduarit e tjerë kanë marrë lëndime nga mjete të forta.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë  17.03.2021-19:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com