
Tre persona tjerë e kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë njëzetekatërorët e fundit janë kryer 450 teste prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Rastet janë konfirmuar në Shkup-3, Kumanovë-1, Tetovë-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-1, Vinicë-1 dhe Dellçevë-1.
Tre pacientë që humbën jetën janë një i moshës 51-vjeç nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65-vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78-vjeçe.
Maqedonia e Veriut ka filluar të stabilizohet sa i përket COVID-19. /Insajderi.com