Tre të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre persona kanë vdekur dhe 160 të tjerë janë infektuar me COVID-19, në Maqedoninë e Veriut, brenda 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend, ashtu sikurse njofton çdo ditë lidhur me situatën e përditshme të krijuar nga Coronavirusi.

Tutje thuhet se përgjatë kësaj kohe, edhe 368 persona që ishin të infektuar, tashmë janë shëruar.

Ndryshe nga Kosova, ky vend fqinj vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka kryer dy mijë e 172 testime. /Insajderi.com