Tre të vdekur dhe 17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit pas shumë muajsh është shënuar dhe shifra më e ulët e rasteve të reja me Covid në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ministria bën me dije se nga 2639 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 17 raste të reja dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve./Insajderi.com