Tre të vdekur dhe 341 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 341 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 341 infeksione të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 61 mijë e 86 dhe një mijë e 509 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 17 raste. Numri i rasteve aktive në vend është gjashtë mijë e 560.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com

207 TË SHËRUAR DHE 341 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, February 3, 2021