Tre persona kanë vdekur dhe 48 raste të reja janë shënuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton" />

Tre të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 48 raste të reja janë shënuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku tutje njoftohet se edhe 142 persona të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475”.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com