Tre të vdekur dhe 63 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 63 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 63 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik të Kosovës, të cilët në njoftimin e fundit thanë se edhe 126 persona janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937”, thuhet tutje në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime”, përfundon IKSHPK. /Insajderi.com