Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Përveç tyre, numri i të infektuarve me Covid-19 në këtë vend ka shënuar rritje, ku së fundmi janë regjistruar edhe 79 raste të reja.

Ata të cilët e humbën betejën me Covid-19 janë një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në dy mijë e 952, që nga fillimi i epidemies. /Insajderi.com/