Tre të vdekur e 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur e 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Janë regjistruar edhe 161 raste të reja pozitive, njofton Insajderi.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 6443.

Deri tash në Shqipëri janë regjistruar 11021 raste pozitive, ndërsa aktive janë 4251./Insajderi.com