Tre të vdekur e gjashtë të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani

Tre të vdekur e gjashtë të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani

Tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë të plagosur në një sulm me thikë në qytetin gjerman të Würzburg të Premten, ka raportuar gazeta Bild, duke shtuar se policia kishte ndaluar autorin e dyshuar me një të shtënë në këmbë, transmeton Insajderi.

Policia konfirmoi se disa njerëz ishin vrarë dhe plagosur dhe se një sulmues ishte qëlluar, por nuk dha detaje.

Situata tani ishte nën kontroll, tha policia. Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për motivin e mundshëm të sulmit.

“Sulmuesi u mbizotërua pasi policia përdori një armë zjarri,” tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter. “Nuk ka indikacione për një të dyshuar të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën.”

Würzburg është një qytet me 130,000 njerëz në jug-lindje të Frankfurtit./Insajderi.com