Tre të vdekur nga Coronavirusi në Maqedoni të Veriut

Tre të vdekur nga Coronavirusi në Maqedoni të Veriut

Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar nëntë raste të reja të infektimit, nga gjithsej tre mijë e 239 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i pandemisë është 155 mijë e 663, i të shëruarve 149 mijë e 946 kurse i vdekjeve pesë mijë e 484. Raste aktive aktualisht janë 233./Insajderi.com