Tre të vdekur nga stuhia në jug të Shteteve të Bashkuara

Tre të vdekur nga stuhia në jug të Shteteve të Bashkuara

Disa shtete në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara janë përfshirë nga stuhitë e fuqishme dhe moti i lig, duke lënë të vdekur tre persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Autoritetet lokale njoftuan se dy persona vdiqën në Alabama dhe një tjetër në Louisiana. Moti ekstrem ua hoqi kulmet shtëpive, rrëzoi drurë dhe shkaktoi ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Departamenti i Policisë njoftoi se disa shtëpi dhe kisha kanë pësuar dëme nga stuhia e fuqishme në këtë zonë.

Në Alabama, zyrtarët thanë se dy viktimat ishin çift bashkëshortor, ndërsa në mesin e personave të lënduar është edhe një fëmijë 7 vjeç.

Lëndime të disa personave janë raportuar edhe në Mississippi, ku zyrtarët thanë se dhjetëra shtëpi janë dëmtuar.

Së paku 28 mijë persona kanë mbetur pa rrymë elektrike për periudha të ndryshme në Louisiana, Alabama dhe Mississippi.

Meteorologët thanë se stuhitë pritet të dobësohen të martën dhe do të vazhdojnë drejt bregdetit të Floridës dhe Kalifornisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.