Tre persona kanë ndërruar jetë si rezultat i virusit COVID-19, përcjell Insajderi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 249 raste të reja dhe vetëm 16 të shëruar.
Numri i rasteve aktive tashmë ka arritur në 6.876.
Ndërsa, në total deri më 16 shkurt janë infektuar 64.768 e janë shëruar 56.344 të infektuar.
Komuna e Prishtinës mbetet vatra e pandemisë. Të martën u regjistruan 116 raste të reja. /Insajderi.com