Tre vdekje e 197 raste të reja

Tre vdekje e 197 raste të reja

Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë ditës së fundit si pasojë e virusit COVID-19. Numri i vdekjeve tani ka arritur rnë 669.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 197 raste të reja me COVID-19, tashmë shifra e përgjithshme ka shkuar në 18.345.

Vetëm 48 të infektuar me Coronavirus u shëruan gjatë njëzetekatërorëve të fundit, për ta dërguar në 15.195 numrin e atyre që e kaluan këtë virus.

Ndërsa, tani rastet aktive arrijnë në 2.478, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti. /Insajderi.com